Real Madridi e mund Bilbaon falë penalltisë së Ramosit, e çon në 7 pikë epërsinë ndaj Barçës - Gazeta Express
string(92) "real-madridi-e-mund-bilbaon-fale-penalltise-se-ramosit-e-con-ne-7-pike-epersine-ndaj-barces1"

Real Madridi e mund Bilbaon falë penalltisë së Ramosit, e çon në 7 pikë epërsinë ndaj Barçës

Gazeta Express

05/07/2020 16:06

Real Madridi e ka mposhtur 1:0 Athletico Bilbaon, përsëri falë një penalltie tjetër të kapitenit Sergio Ramos, duke e bërë një hap tejet të madh në garë për titull pasi tani ka shtatë pikë më shumë se rivali Barcelona, e cila sonte i shkon Villarrealit.

Sergio Ramos e shënoi atë që ishte penalltia e 20-të radhazi duke ia dhënë skuadrës së Zinedine Zidane tri pikë të reja, pasi VAR-i ndërhyu duke vendosur se Marcelo u ndal në mënyrë të palejueshme në zonë nga mbrojtësi i Bilbaos në San Mames, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo është fitorja e shtatë në po kaq ndeshje për Real Madridin që prej rifillimit të sezonit në La Liga muajin e kaluar, një ecuri e përkryer në përpjekje për ta kthyer trofeun në Santiago Bernabeu në garë me rivalin e përbetuar, Barcelonën.

Po ashtu, kjo ishte fitorja e dytë e madrilenëve me një penallti diskutabile, pas asaj ndaj Getafes në mesjavë.

Real Madridi tani grumbullon 77 pikë në krye të La Ligës, shtatë më shumë se Barcelonë në vendin e dytë. Kjo e fundit e zhvillon ndeshjen e javës së 34-të sonte kundër Villarrealit.

Në një ndeshje të baraspeshuar, djelmoshat e Zidane krijuan pak më shumë se vendasit dhe i erdhën golit vërdallë në disa raste, por nuk ia dolën asnjëherë ta thyejnë akullin nga loja e hapur.

Por kur kishte mbetur diçka më pak se një çerek lojë, Madridi fitoi penallti për një faull në Marcelon, pas rishikimit të incidentit në VAR nga gjyqtari Gonzalez.

Ramos e mori përgjegjësinë dhe shënoi me siguri të lartë, pavarësisht se portierit Simon e kuptoi krahun nga goditi spanjolli.

Kjo ishte penalltia e 20 radhazi që Ramos e shënon dhe goli i 10-të në La Liga këtë sezon. /Gazeta Express/