Real Madridi e mposht Valencian me përmbysje dhe e merr kreun e La Ligës - Gazeta Express
string(72) "real-madridi-e-mposht-valencian-me-permbysje-dhe-e-merr-kreun-e-la-liges"

Real Madridi e mposht Valencian me përmbysje dhe e merr kreun e La Ligës

Futboll

Gazeta Express

19/09/2021 23:01

Real Madridi e ka mposhtur Valencian me përmbysje 2:1 në frymën e fundit të derbit të La Ligës, duke e vazhduar ecurinë pa humbje në sezonin e ri në ligë.

Vinicius Junior dhe Karim Benzema shënuan brenda dy minutave në fund të pjesës së dytë për ta përmbysur epërsinë që Hugo Duro ia kishte dhënë Valencias paraprakisht në Mestalla të dielën, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Madridi tani është i pari në tabelën e LA Ligës me 13 pikë, dy më shumë se Atletico Madridi dhe tri më shumë se Valencia në vendin e tretë.

Kjo ishte fitorja e katërt për skuadrën e Carlo Ancelotti pas pesë xhirove të para në ligë.

Valencia pritej t’i shkaktonte telashe të mëdha madrilenëve duke e parë formën e saj dhe ashtu bëri për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Pas një pjese të parë më të barabartë, niveli i lojës së vendasve ra dukshëm dhe Reali ishte i papërmbajtshëm në sulm.

Valencia kaloi në epërsi në minutën e 66-të kur Duro shënoi nga afërsia i vetmuar në vonë, por nga ky çast, Ancelotti i bëri katër zëvendësime, të cilat dhanë fryt.

Vinicius shënoi për 1:1 në minutën e 86-të, pasi goditja e tij u devijua në portë nga mbrojtësi i Valencias.

Vetëm dy minuta më vonë, Benzema shënoi me kokë për epërsinë dhe triumfin e Realit, duke e shfrytëzuar daljen e gabuar të portierit. /Gazeta Express/