Real Madridi arrin marrëveshje, jep 70 milionë euro për 16 vjeçarin Endrick - Gazeta Express
string(74) "real-madridi-arrin-marreveshje-jep-70-milione-euro-per-16-vjecarin-endrick"

Real Madridi arrin marrëveshje, jep 70 milionë euro për 16 vjeçarin Endrick

Futboll

Gazeta Express

07/12/2022 11:19

Real Madridi duket se ka përparuar në rrugën e tyre për të siguruar njërin prej talenteve më premtues të futbollit në botë, Endrick

Sipas asaj që raporton UOL Esporte, Real Madridi ka arritur marrëveshje verbale me Palmeiras për nënshkrimin e talentit Endrick.

Lexo Edhe:

Ata raportojnë se Los Blancos do të paguajnë 70 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Talenti brazilian megjithatë nuk do të mund t’i bashkohet skuadrës braziliane deri në korrik të vitit 2024, kur i mbush 18 vjet.

Endrick konsiderohet si njëri prej talenteve më të mëdhenj dhe është kërkuar nga disa skuadra të njohura si PSG dhe Chelsea të cilët i “bën të gjitha” por në fund humbën nga Real Madrid, thekson ky raport. /GazetaExpress/