Real Madrid shkëlqen me fitore kundër Alaves - Gazeta Express
string(44) "real-madrid-shkelqen-me-fitore-kunder-alaves"

Real Madrid shkëlqen me fitore kundër Alaves

Futboll

Gazeta Express

23/01/2021 22:54

Real Madrid e ka mposhtur me rezultat të thellë Alavesin 1-4, derisa në këtë ndeshje është shquar Benzema, i cili shënoi dy gola. Golin e ka gjetur pas një kohe të gjatë edhe Eden Hazard që shënoi në fund të pjesës së parë si dhe Casemiro

Real Madridi duket se i ka harruar dy humbjet dhe dy eleminimet nga kupat në këtë javë.

Lexo Edhe:

Ata sonte kanë shkëlqyer në fitoren kundër Alavesit, të cilin e kanë deklasuar me rezultat 1-4.

Që me fillimin e pjesës së parë Real Madridi ishin më të mirë dhe arritën që ta dominonin skuadrën vendase.

Goli i parë erdhi pas një goditje nga këndi. Kroos bëri një krosim fenomenal në zonë e ku Casemiro do të shënonte golin e parë për Realin në minutën e 15-të.

Reali vazhdonte dominimin por golat do të vinte në fund të ndeshjes.

Eden Hazard do të pasonte të Karim Benzema e ku ky i fundit do të shënonte golin e dytë në minutën e 41-të.

Real Madrid do të shënonte edhe njëherë në pjesën e parë.

Toni Kroos bëri një krosim fenomenal në zonë të Alaves e ku Eden Hazard e pranoi mirë dhe më pas e plasoi në rrjetë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Alaves ku ata arritën që ta ngushtojnë epërsinë duke shënuar gol në minutën e 59-të me anë të Joselusë.

Mirëpo, Real kthehet në lojë dhe ata shënuan edhe golin e katër që erdhi në minutën e 70-të ku përsëri shënoi Benzema.

Los Blancos me këtë fitore mbesin në vendin e dytë me 40 pikë, katër më pak se Atletico Madrid që kanë edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara se kampionët e fundit të Spanjës. /GazetaExpress/