Real Madrid raportohet që janë të interesuar për ta transeferuar Fabian Ruizin verën e ardhshme, pasi që t’i skadon kontrata atij me Napolin
Mesfushori spanjoll 26 vjeçar ka impresionuar me Napolin gjatë viteve të fundit dhe kishte formë të njëjtë edhe nën urdhrat e Luciano Spallettit, ku ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë katër asiste.
Pavarësisht kualitetit të tij, Fabian Ruiz ende nuk ka nënshkruar kontratë të re, me presidentin Aurelio De Laurentiis që është fokusuar në reduktimin e pagave të klubit.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Real Madridi janë gati ta marrin Ruizin, por ata do të presin derisa atij t’i skadojë kontrata me Napolin, duke e bërë atë lojtar të lirë. Trajneri Carlo Angelotti është një fans i madh i 26 vjeçarit pasi që e kishte sjell atë nga Real Betisi në këtë skuadër më 2018.
Joshja e tij për t’ju bashkuar Los Blancos do t’i pëlqejë Fabian Ruizit, duke e vendosur Napolin në një pozitë të vështirë në 11 muajt e ardhshëm pasi atij do t’i skadojë kontrata. /GazetaExpress/