Real Madrid po e shkatërron Eibarin


load
Gazeta Express
9 Nëntor 2019 19:17

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Real Madridit dhe Eibarit që po zhvillohet në kuadër të xhiro së 13-të të La Ligës.

Pas 45 minutave të pjesës së parë, ekipi i Zinedine Zidane është duke fituar me rezultat 0-3, raporton Gazeta Express.

Dy kapitenët e parë të ekipit, Sergio Ramos dhe Karim Benzema, ishin ata që shënuan për Realin.

Karim Benzema zhbllokoi rezultatin duke shënuar për 0-1 në minutën e 17’të.

Pak minuta më vonë, në atë të 20-të, Eden Hazard fitoi një penallti, të cilën e ekzekutoi Sergio Ramos duke shënuar për 0-2.

Kurse në minutën e 29-të, Karim Benzema e gjeti sërish golin. Ai shënoi për 0-3 nga penalltia, e fituar nga Lucas Vasquez, për rezultatin e pjesës së parë 0-3. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart