Real, Barça, Atletico dhe Valencia – të hënën hidhet shorti i Superkupës së Spanjës


load
Gazeta Express
7 Nëntor 2019 23:55

Real Madrid, Barcelona, Valencia dhe Atletico do të luftojnë për Superkupën e Spanjës në janar të vitit 2020. Të hënën do të hidhet shorti me ndeshjet që do të zhvillohet mes 8 dhe 12 janar 2020.

Federata e Futbollit të Spanjës ka konfirmuar se të hënën, në ora 16:00, do të hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Superkupës së Spanjës.

Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid dhe Valencia janë katër skuadrat që do të mësojnë kundërshtarët me 10 nëntor.

Nga ky sezon, Superkupa e Spanjës luhet me një format të ri, katër ekipe – finalisti i Kupës së Mbretit dhe tre skuadrat e para në renditje të La Ligës.

Gjysmëfinalet do të luhen me 8 janar dhe 9 janar të vitit 2020, derisa finalja me 12 janar. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart