Reagon Vasfije Krasniqi: Ma plasët zemrën


Gazeta Express
16 Maj 2019 22:08

Vasfije Krasniqi Goodman – aktiviste e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës-QKRMT, e cila avokon për të mbijetuarit e dhunës seksuale në nivel global, e cila është fituese e Çmimit Kim Bok-dong për Paqe ka reaguar pas debatit të fotografisë së sotme

E mbijetuara e dhunës seksuale, kosovarja Vasfije Krasniqi-Goodman ka reaguar pas publikimit në foto të fotografive të tjera ku tregojnë që fotografitë e deputetes së PDK-së, Fjolla Brovina mund të jenë të fabrikuara.

“Mos e përdorni dhimbjen dhe vuajtjet tona për përfitimet e juaja. Ma plaset zemrën”, ka shkruar Krasniqi-Goodman.

“Pas krejt kësaj katrahure në lidhje me foton e publikuar sot, pavarësisht se ku ndodhë apo prej kujt ka ndodhur dhuna seksuale është e dënueshme, por si një e mbijetuar unë ne emër ” të gjithave” ju lutem qe te kini kujdes dhe mos të provokohen ndjenjat tona. Sepse më së paku ne na duhet të shohim gjera te tilla, sepse kjo është njëra nga padrejtësitë që na bëhet neve. Ne duam drejtësi, dhe jo të na përsëritet krimi në çfarëdo forme”, ka shkruar nw Facebook Vasfija.

Kujtojmë që, Vasfija ishte personi i parë që ndau publikisht historinë dhe traumën e saj të dhunës seksuale që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë.

Më pastaj u bë zë i fuqishëm i fushatës “Bëhu Zëri Im” – në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, dhe përpjekjet e palodhshme të saj në luftimin e stigmatizimit që rrethon këtë kategori shoqërore.

Para disa jave dëshmitë e Vasfijës  janë dëgjuar, nëpër shumë konferenca, forume dhe simpoziume ndërkombëtare, kurse Vasfija ka dhënë dëshmitë e saj edhe para Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, dhe së fundmi para Kongresit Amerikan. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart