Reagon Spitali i Gjakovës demanton deputetin e VV-së: Nuk kanë vdekur pesë persona - Gazeta Express
string(80) "reagon-spitali-i-gjakoves-demanton-deputetin-e-vvse-nuk-kane-vdekur-pese-persona"

Reagon Spitali i Gjakovës demanton deputetin e VV-së: Nuk kanë vdekur pesë persona

Gazeta Express

30/07/2020 13:58

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës përmes një reagimi ka demantuar deputetin e VV-së, Agon Batusha, se në këtë spital për dy orë kanë vdekur pesë persona të preku nga COVID-19.

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka deklaruar se lajmi se pesë persona kanë vdekur nuk qëndron, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Demantojmë Deputetin e VV, Agon Batusha. Kërkojmë qe të keni kujdes mos të përhapin informata të pa verifikuara nga spitali, nuk qëndron lajmi se kane vdekur 5 persona. Duhet të dihet se morgu i Spitalit shfrytëzohet edhe për pacientë që vdesin në kushte normale, për pacientë që vdesin në qendra tjera apo paciente që vdesin shtëpi mirëpo familjaret i lejnë kufomat në morg deri në ditën e varrimit”, thuhet në reagim.

Tutje, ata kërkuan që të lejojnë personelin mjekësor të punojë.

“Ju lutem të gjithëve lejoni personelin shëndetësorë të punojnë, të gjithë janë mobilizuara, të gjitha janë në detyre, janë duke sakrifikuar shëndetin e tyre vetëm e vetëm që të mbrojnë dhe mjekojnë pacientë. Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”, thuhet në reagim. /Express/