Reagon Ronaldo, i qetëson tifozët pasi u la në shtëpi nga Sarri


Gazeta Express
22 Nëntor 2019 23:50

Megjithatë, Ronaldo nuk është i gatshëm për lojë.

Startoi në dy ndeshje me Portugalinë ku realizoi katër gola ditë më parë, por Cristiano Ronaldo është lënë në shtëpi për sfidën që Juventusi do ta zhvillojë të shtunën më Atalantan në Serie A, raporton Gazeta Express.

Kjo bëri që të ketë spekulime nga më të ndryshmet, por duket se Ronaldo u kthye në Torino me probleme.

Të paktën kështu la të kuptohet postimi i fundit në llogarinë personale në rrjetin social, Facebook.

“I përqendruar në rikuperimin tim që të kthehem së më shpejt!”, shkroi CR7.

Në mungesë të Ronaldos, Sarri mund të zgjedhë në sulm dyshen, Dybala-Higuain. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart