Reagon Real Madridi, pasi Bale u tall keq me të


Gazeta Express
20 Nëntor 2019 18:13

Real Madridi e ka mbrojtur Gareth Bale, duke e quajtur lojtarin më të mirë në skuadër, përkundër se anësori u tall me klubin e vet pas një ndeshjeje me Kombëtaren e Uellsit të martën në kualifikime për Euro 2020, sipas burimeve të gazetës së madhe spanjolle, Marca.

Bale pozoi para një flamuri që thoshte: “Uellsi. Golfi. Real Madridi. Sipas kësaj renditjeje.” Kjo s’u prit aspak mirë nga legjendat dhe tifozët e Real Madridit, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, brenda klubit, sipas burimeve të gazetës së afërt me Madridin, nuk pati kritikave për 30-vjeçarin.

“Ai është lojtari më i mirë që e kemi dhe do të japë shumë për klubin tonë”, ka thënë një burim brenda klubit të Real Madridit.

Bale ishte në qendër të vëmendjes edhe para ndeshjeve të Kombëtareve, pasi vendosi të luajë për Uellsin, edhe pse për Real Madridin nuk e kishte luajtur asnjë ndeshje për shkak të një lëndimi.

Klubi, megjithatë, këmbëngul se Bale është i rëndësishëm për skuadrën dhe do të luajë rol kyç në pjesën e mbetur të sezonit, duke e hedhur poshtë kështu mundësinë që ai të largohet në janar.

“Nuk do ta falim atë. ai do të jetë vendimtar përsëri”, sipas këtij burimi. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart