Reagon Rama: Dera e "Open Balkan" është e hapur, por s'mund të përfshijmë kënd me zor - Gazeta Express
string(80) "reagon-rama-dera-e-open-balkan-eshte-e-hapur-por-smund-te-perfshijme-kend-me-zor"

Lajme

Gazeta Express

11/08/2021 18:56

Reagon Rama: Dera e “Open Balkan” është e hapur, por s’mund të përfshijmë kënd me zor

Lajme

Gazeta Express

11/08/2021 18:56

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në profilin e tij zyrtar në twitter pasi Qeveria Gjermane e kancelares, Angela Merkel, në një përgjigje për Gazetën Express, të pyetur lidhur me iniciativën “Open Balkan”, kanë thënë se çdo bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor ka benefite.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare ndryshe nga çfarë thuhet në Prishtinë e Tiranë,  Berlini mbështet nismën për bashkëpunim rajonal dhe shton se përveç kësaj, Gjermania kërkon edhe finalizimin urgjent të marrëveshjeve në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal, para Samitit të radhës në mes të BE’së dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 6 tetor.

Lexo Edhe:

Tutje Rama ka thënë se “Open Balkan” do të jetë gjithëpërfshirës siç ka kërkuar Qeveria Gjermane. Ai thotë se dera do të jetë e hapur për të gjithë, megjithatë shton se s’mund të përfshijnë dikë mëzor e as të presin derisa dikujt t’i mbushet mendja.

“Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!”, ka shkruar Rama në “Twitter”, raporton Express.

Nga Qeveria Federale për Gazetën Express sot kanë thënë se çdo bashkëpunim rajonal është i dobishëm, derisa kanë theksuar se bashkëpunimi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur për gjashtë shtetet.

“Çfarëdo bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është i dobishëm. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që bashkëpunimi të mbetet gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjashtë vendet në rajon. Kjo është arsyeja pse ne e mbështesim fuqishëm Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal”, ka thënë për Gazetën Express një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Nga Berlini zyrtar kanë rikujtuar se të gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor i kanë dhënë zotimet e tyre në Samitin e fundit të Procesit të Berlinit, të mbajtur më 5 korrik për çështjen e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal, derisa e përmendin edhe kërkesën e Kancelares Merkel që të dyfishohen përpjekjet për finalizimin e katër marrëveshjeve deri më 6 tetor, kur edhe do të mbahet Samiti i radhës Bashkim Evropian – Ballkan Perëndimor.

“Krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor e riafirmuan angazhimin për këtë projekt historik në Samitin e fundit të Procesit të Berlinit më 5 korrik. Detyra urgjente tani është të finalizohen negociatat e katër marrëveshjeve për lirinë e udhëtimit me kartat e identitetit, lirinë e udhëtimit për shtetasit e vendit të tretë dhe njohjen e kualifikimeve akademike e profesionale. Siç nënvizoi kancelarja gjermane, Merkel, gjatë konferencës së shtypit pas Samitit të Procesit të Berlinit më 5 korrik, përpjekjet duhet të ridyzohen për ta arritur këtë hap të rëndësishëm përpara deri në samitin BE – Ballkan Perëndimor më 6 tetor”, ka shtuar tutje ky zëdhënës, në pyetjen se si qeveria gjermane e sheh iniciativën e “Open Balkan” dhe nëse shtetet tjera duhet t’i bashkohen një nisme të tillë. /GazetaExpress/