Reagon Novak Djokovic pasi babai i tij vazhdon të vjellë vrer e helm kundër Roger Federerit - Gazeta Express
string(91) "reagon-novak-djokovic-pasi-babai-i-tij-vazhdon-te-vjelle-vrer-e-helm-kunder-roger-federerit"

Reagon Novak Djokovic pasi babai i tij vazhdon të vjellë vrer e helm kundër Roger Federerit

Futboll

Gazeta Express

15/04/2021 11:02

Tenisti serb Novak Djokovic ka thënë se nuk pajtohet me babanë e vet, Srdjan, dhe se nuk mund ta kontrollojë se çfarë thotë ai, megjithëse u përpoq ta mbrojë për sulmet e vazhdueshme që ai po ia bën rivalit të djalit të tij, Roger Federer.

Srdjan vazhdoi të lëshojë vrer e helm ndaj tenistit zviceran edhe kohët e fundit, madje duke pretenduar se Federeri gjoja e kishte sulmuar Djokovicin kur ky i fundit ishte 18 vjeç, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Para 15 vjetëve, ai ma sulmoi djalin kur ai ishte ende i ri, diku 18 apo 19 vjeç. Ai (Federer) e dinte se do të vinte dikush që do të ishte më i mirë se ai. Atë kohë pata thënë se ai ishte kampion, më i miri në botë në atë kohë, por aq sa është kampion i madh, ai nuk është njeri i mirë”, tha Srdjan në fillim të muajit prill.

Kur u pyet këtë javë për akuzat e babait të tij para turneut të tenisit Monte Carlo, Djokovic u përpoq ta mbrojë babanë e vet, por e pranoi se nuk pajtohet me çdo gjë që e thotë ai.

 “Unë e dua (babanë tim) ai është njëri prej përkrahësve të mi të mëdhenj. Unë nuk mund ta kontrolloj çfarë flet ai, të gjithë kanë të drejtë ta shprehin atë që e mendojnë, por unë nuk pajtohem gjithmonë me çdo gjë që e thotë ai. Ai është shumë i dashur dhe dëshiron të më mbrojë mua. Natyrisht se ia mbaj anën atij”

Djokovic e ka dominuar botën e tenisit të meshkujve në dekadën e fundit por asnjëherë nuk ka arritur ta fitojë adhurimin e publikut, veçanërisht kur është përballur me Roger Federer apo Rafael Nadal.

Publiku në stadiumet e tenisit ka qenë vazhdimisht kundër serbit edhe kur ai është përballur me tenist të rangut shumë më të ulët, gjë që është shumë e pazakontë për numrin një të botës në sportin e tenisit.

Është e qartë se Srdjan nuk pajtohet assesi me popullaritetin e Federerit në botën e tenisit, saqë vite më parë e quajti  38-vjeçarin gjysh dhe i sugjeroi atij të pensionohej nga tenisi dhe të merrej me familjen e tij. /Gazeta Express/