Reagon Liburn Aliu: Nëse fotografia është e pavërtetë, Kosova pëson dëm të madh karshi Serbisë


Gazeta Express
16 Maj 2019 22:36

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se nëse fotografia është e pavërtetë, atëherë Kosovës i është shkaktuar një dëm shumë i madh për luftën politike ndaj Serbisë.

“Të vërtetën nuk e di as unë, do të merret vesh shpejt se çka është puna e asaj fotografie. Kjo i bën dëm të gjithë luftës politike të Kosovës karshi Serbisë. Nëse është manipulim, Serbia mund ta përdorë” tha Aliu.

“Saranda ka bërë një reagim jashtëzakonisht të mirë duke kërkuar që të hiqet fotografia. Saranda nuk thotë askund që bëhet fjalë për familjarët e viktimës në fjalë por për të gjithë familjarët e viktimave”, ka thënë ai.

Sot gjatë ditës, Gazeta Express, ka publikuar fotografitë në të cilën shihet se e njëjta pamje e publikuar nga Brovina, gjendet në një shfaqje pornografike. /GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart