Reagon KFOR'i: Droni që ra në Mitrovicë ishte i yni, u rrëzua për shkak të defektit - Gazeta Express
string(80) "reagon-kfori-droni-qe-ra-ne-mitrovice-ishte-i-yni-u-rrezua-per-shkak-te-defektit"

Lajme

Gazeta Express

23/03/2022 18:14

Reagon KFOR’i: Droni që ra në Mitrovicë ishte i yni, u rrëzua për shkak të defektit

Lajme

Gazeta Express

23/03/2022 18:14

KFOR ka konfirmuar për Gazetën Express se droni që ra në një oborr të një shtëpie në lagjen “Bair” të Mitrovicës u përkiste atyre.

KFOR tha se arsyeja e rrëzimit ishte një defekt në funksionim.

Lexo Edhe:

“KFOR konfirmon se një nga dronët e tij ra në një kopsht privat në zonën e Mitrovicës, si pasojë e mosfunksionimit. Droni nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz apo dëme materiale dhe është tërhequr nga Forca Policore e Kosovës menjëherë pas rënies së tij”.

KFOR tha se droni po kryente një mision rutinë monitorimi në kuadër të aktiviteteve të KFOR-it që kanë për synim krijimin e një mjedis të sigurt.

“KFOR-i dëshiron të falënderojë popullatën lokale për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin; dhe për kontaktimin e menjëhershëm të autoriteteve kosovare, duke bërë të mundur marrjen e menjëhershme të dronit dhe për të mos krijuar shqetësime të shkaktuar nga incidenti”.

KFOR-i tha se tashmë ka filluar një hetim për të parë shkakun e këtij incidenti.