Reagon Ivanov: Qiraja është 1.950 e jo 4.500 euro


Gazeta Express
17 Shtator 2019 20:06

Ish-presidenti Gjorge Ivanov ka reaguar pas këtij njoftimi të Komisionit për Antikorrupsion.

Nga kabineti i tij thonë se marrëveshjen të cilën ka nënshkruar Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkët me pëlqimin e tyre dhe ka për qëllim përdorimin e lokaleve për zyrën e ish-Presidentit, është në bazë të Ligjit për të Drejtat e Presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe familjes së tij pas përfundimit të detyrës së miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

“Kjo kontratë është e mbyllur. Ajo tregon qartë se qeraja për një hapësirë të mobiluar plotësisht është 1.950 euro në muaj, jo siç u tha sot prej 4.500 euro”, thuhet në reagimin e kabinetit të Ivanovit.

Te fundit


Kthehu lart