Reagon Instituti Riinvest: Sondazhi i 19 janarit nuk është kryer nga ne - Gazeta Express
string(70) "reagon-instituti-riinvest-sondazhi-i-19-janarit-nuk-eshte-kryer-nga-ne"

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 12:15

Reagon Instituti Riinvest: Sondazhi i 19 janarit nuk është kryer nga ne

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 12:15

Instituti Riinvest thotë se nuk e ka realizuar sondazhin e publikuar dje në RTV Dukagjini. Sipas këtij instituti, sondazhi është kryer nga Kolegji Riinvest.

Dje është publikuar një sondazh, sipas së cilit, Lëvizja Vetëvendosje i fiton mbi 54 për qind të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ky sondazh është kontestuar nga njohës të matjeve për shkak të mënyrës së realizimit.

Lexo Edhe:

Instituti Riinevest është distancuar nga ky sondazh, duke thënë se nuk është realizuar nga ta por nga Kolegji Riinvest, transmeton Gazeta Express.

“Pas prezantimit të rezultateve të një sondazhi në radiotelevizionin Dukagjini, në emisionin Debat Plus, mbrëmë me datë 19 Janar 2021, Instituti Riinvest sqaron opinionin publik me sa vijon. Sondazhi në fjalë është kryer nga Kolegji Riinvest dhe jo nga Instituti Riinvest. Ky sqarim vjen pas evidentimit të rasteve kur disa media dhe qytetarë i referohen këtyre dy institucioneve si sinonime. Këto entitete janë të ndryshme dhe të pavarura; Instituti Riinvest është organizatë jo-qeveritare që nga themelimi i tij në vitin 1995”, thuhet në reagim.

Prapa këtij sondazhi thuhet se qëndron ligjëruesi i kolegjit Riinvest, Armend Muja, i cili këto zgjedhje është kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje. Muja deri para pak jave ka qenë opinionist në emisionin ku është shfaqur sondazhi.

Matematikani Bleron Baraliu, që jeton dhe vepron në Amerikë e ka quajtur “sharllatanizëm të llojit më elementar”.

“I kane anketuar vetem 1100 persona te shperndare neper gjitha regjionet, dhe permes tyre e kane parashikuar rezultatin neper regjione veq e veq”, ka shkruar Baraliu në Facebook.

“Matematika kerkon qe per te parashikuar rezultatin ne Prishtine, per shembull, mostra minimale duhet te perbehet nga mbi 1000 anketues vetem nga Prishtina. Me vjen keq por kur nje institut, si Riinvest, publikon dicka kaq flagrante, nuk kemi se si mos ta quajme sharllatanizem te llojit me elementar”, ka shtuar ai.

Sondazhi i publikuar në një televizion, më pas është shpërndarë në rrjetet sociale nga zyrtarë të lartë të Lëvizjës Vetëvendosje. /Express/