Reagon Hoxhaj për vendimin e Rusisë që ta hapë zyrën e Ministrisë së Mbrojtjes në Sërbi - Gazeta Express
string(87) "reagon-hoxhaj-per-vendimin-e-rusise-qe-ta-hape-zyren-e-ministrise-se-mbrojtjes-ne-serbi"

Gazeta Express

20/10/2020 17:53

Reagon Hoxhaj për vendimin e Rusisë që ta hapë zyrën e Ministrisë së Mbrojtjes në Sërbi

Gazeta Express

20/10/2020 17:53

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka parë si shenjë shqetësuese lajmin se Rusia do hapë zyren e Ministrisë së Mbrojtjes në Sërbi.

Hoxhaj ka reaguar në llogarinë e tij në Twitter, duke thënë se “kjo gjë paraqet sfidë për fqinjtë dhe orientimin atlantik e më gjerë”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Njoftimi nga qeveria ruse për të hapur një zyrë të Ministrisë së tyre të Mbrojtjes në Serbi është një shenjë shqetësuese e pranisë ushtarake gjithnjë e më të afërt të Rusisë në Serbi, duke paraqitur kështu një sfidë për fqinjin dhe orientimin euro-atlantik të rajonit më të gjerë”, ka deklaruar nënkryetari i PDK-së.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi për hapjen e një zyre të Ministrisë së Mbrojtjes nga Rusia në Sërbi, e cila do t’i jepte mandat zyrtarëve rus që të vizitojnë divizionet ushtarake që përdorin armë dhe pajisje të tjera ushtarake ruse.

Serbia muajin e kaluar pezulloi stërvitjet ushtarake me trupat e huaj për gjashtë muaj, duke përmendur presionin nga BE për t’u tërhequr nga stërvitjet e përbashkëta me Rusinë dhe Bjellorusinë. /Gazeta Express/