Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi në Kuvend të Kosovës ka kaluar Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton Gazeta Express.
Hoti në Facebook ka shkruar se iu është mirënjohës të gjithë deputetëve që kanë votuar pro.
Ai thotë se qytetarët dhe bizneset do ta ndiejnë përkrahjen direkte të Qeverisë.
“U jam mirënjohës dhe u falënderohem të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët besuan dhe e mbështetën Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike të Qeverisë së Kosovës.
Nga ky ligj, qytetarët dhe bizneset do ta ndiejnë përkrahjen direkte të Qeverisë, që bashkërisht t’i kalojmë sa më lehtë pasojat e shkaktuara nga #COVID19”, ka shkruar Hoti.
A jeni gati për shpërblimin më të madh në vend nga ETC, Lider i shërbimit dhe tregtimit në vend....