Reagon Haradinaj: Reciprocitetin e kisha në vendimin për taksën, Kurti po ju mashtron - Gazeta Express
string(84) "reagon-haradinaj-reciprocitetin-e-kisha-ne-vendimin-per-taksen-kurti-po-ju-mashtronl"

Reagon Haradinaj: Reciprocitetin e kisha në vendimin për taksën, Kurti po ju mashtron

Gazeta Express

01/04/2020 15:19

Pas heqjes së taksës nga Qeveria në detyrë e Kosovës dhe vendosjes së reciprocitetit, kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar vendimin e datës 21 nëntor të vitit 2018, kur është vendosur taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe

Haradinaj në Facebook ka fokusuar pikat 3 dhe 4 të këtij vendimi, ku parashihen një sërë masash reciprociteti, të cilat, ka thënë ai, kryeministri aktual Albin Kurti, po i përdor sikur të jenë vendosur nga qeveria që e drejton ai.

Lexo Edhe:

“Vendimi im i datës 21.11.2018, në të cilin vendoset taksa 100% për produktet serbe, në pikën 3 dhe 4 parasheh një sërë masash reciprociteti për të cilat obligohet Dogana, Inspektorati i Tregut dhe Inspektoratet Komunale, që të obligojnë të gjithë operatorët ekonomikë t’i largojnë të gjitha produktet të cilat në etiketën apo deklaracionin e tyre kanë përmbajtjen e: Importues/Distributor/Përfaqësues/Prodhues/apo edhe ndryshe, për dhe në “Kosovë e Metohi”, “Kosovo Unmik”, ”Kosova 1244”, “Kosovo Rezoluta 1244″, sikurse edhe ato në të cilat përdorin vetëm emrat e qyteteve pa emrin e shtetit, apo edhe çdo emërim tjetër në kundërshtim me emërtimin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj

Haradinaj ka thënë se kjo vërteton atë që Kurti ka hequr taksën pa nder dhe pa kundërvlerë, duke e mashtruar popullin kinse po vendos reciprocitet.

“Kjo e vërteton se Albin Kurti ka hequr taksën pa nder dhe kundërvlerë, si dhe e mashtron popullin me reciprocitet, i cili tashmë vetëm ka ekzistuar në vendimin e taksës”, ka thënë Haradinaj.