Reagon De Ligt: S’pendohem që iu bashkova Juventusit - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

21/11/2019 14:45

Reagon De Ligt: S’pendohem që iu bashkova Juventusit

Sport

Gazeta Express

21/11/2019 14:45

Matthijs de Ligt e ka mohuar se është penduar që i është bashkuar Juventusit, pas komenteve të bashkatdhetarit të vet, Patrick Kluivert, i cili sugjeroi se qendërmbrojtësi është dashur të kalonte në Barcelonë.

De Ligt ka reaguar ndaj komenteve të drejtorit të akademisë së Barcelonës, Kluivert, i cili kishte thënë se ish-ylli i Ajaxit është penduar që e ka refuzuar Barçën për Juventusin, transmeton Gazeta Express.

“Nuk pendohem që i jam bashkuar Juventusit. Njerëzit po thonë dhe po shkruajnë shumë gjërat”, tha 21-vjeçari.

“Nëse dikush si Kluivert thotë diçka të tillë, mund të duket e vërtetë, por është thjesht vetëm mendimi i tij”, shtoi ai.

Juventusi rikthehet në aksion këtë të shtune kundër Atalantas, me synim që ta vazhdojë ecurinë e përkryer pa humbje në Serie A këtë sezon. /Gazeta Express/