Reagon Çitaku: Mos ndjellni frikë e panik, s’ka me pasë luftë në Kosovë - Gazeta Express
string(68) "reagon-citaku-mos-ndjellni-frike-e-panik-ska-me-pase-lufte-ne-kosove"

Reagon Çitaku: Mos ndjellni frikë e panik, s’ka me pasë luftë në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

08/08/2022 18:34

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që të mos bëhet panik, sepse nuk do të ketë luftë në Kosovë.

Deklaratat vijnë pas komenteve të kryeministrit Albin Kurti që Kosova rrezikohet nga Serbia. Ajo ka shkruar se NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës dhe se sipas saj Serbia e di shumë mirë çka sjellë një konflikt i hapur me NATO-n.

Lexo Edhe:

“Ka pasë luftë në Kosovë para 23 vitesh. Disa prej nesh kemi qenë të rritur dhe kemi pasë mundësinë me luftu atëherë. Ndërkohë, Serbisë sot më së shumti i konvenon status quo, dhe mundësisht me folë për stikersa e barikada. Lufta konvencionale ka përfunduar. Tash betejat janë të një natyre tjetër”, ka shkruar tutje Çitaku.