Reagon ashpër Putini pas derdhjes së naftës në veri të Rusisë: A jeni mirë nga trutë ju andej?” - Gazeta Express
string(92) "reagon-ashper-putini-pas-derdhjes-se-naftes-ne-veri-te-rusise-a-jeni-mire-nga-trute-ju-andej"

Reagon ashpër Putini pas derdhjes së naftës në veri të Rusisë: A jeni mirë nga trutë ju andej?”

Gazeta Express

04/06/2020 19:12

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin arktik të Norilskit.

Shkak është bërë rrjedhja e një cisterne prej 20 mijë tonëve karburant dhe lubrifikues në fabrikën metalurgjike dhe lumin kryesor të qytetit.

Lexo Edhe:

Incidenti mësohet se ndodhi më 29 maj në një stacion të prodhimit të energjisë elektrike, por në Kremlin informacionet mbërritën disa ditë më vonë vetëm pas indinjatës popullore në rrjetet sociale.

Kreu i shtetit, Putin, gjatë një konference virtuale me guvernatorin e rajonit dhe drejtuesin e kompanisë energjetike, u tregua i ashpër me reagimin e tyre dhe paralajmëroi hetimin e personave përgjegjës.

“Çfarë mendoni se ndodhi që zyrtarët u desh ta mësonin ngjarjen vetëm dy ditë më pas? A mos duhet t’i mësojmë situatat e emergjencës nga rrjetet sociale tani? A jeni mirë nga trutë ju andej?”

Autoritetet mjedisore thanë se 15 mijë tonë produkte nafte janë derdhur në lumenj dhe 6 mijë tonë kanë depërtuar në nëntokë.

Sipas agjencisë së peshkimit, dëmet në lumenj do duan disa dekada për të marrë zgjidhje.

Me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, qeveria dhe kompania ruse e energjetikës po mobilizon forcat për pastrimin dhe izolimin fizik të zonës për të izoluar ndotjen.

Qyteti i Norilskit në Siberi konsiderohet një nga qendrat me ndotjen më të lartë, por edhe shtëpia e prodhuesit më të madh të metalit nikel në botë.