Reagon ashpër Eto’o, pasi u cilësua si anësor në Ekipin e Ëndrrave të Topit të Artë - Gazeta Express
string(81) "reagon-ashper-etoo-pasi-u-cilesua-si-anesor-ne-ekipin-e-endrrave-te-topit-te-arte"

Reagon ashpër Eto’o, pasi u cilësua si anësor në Ekipin e Ëndrrave të Topit të Artë

Gazeta Express

20/10/2020 9:30

Samuel Eto’o e ka kritikuar ashpër revistën franceze, France Football, e cila e cilësoi ish-sulmuesin e Kamerunit si anësor në nominimin për Ekipin e Ëndrrave të Topit të Artë.

Eto’o ka pasur një karrierë legjendare në ekipe si Inter, Barcelona, Chelsea dhe Mallorca, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai ka fituar tri La Liga dhe dy Liga të Kampionëve bashkë me ekipin blaugranas para se t’i bashkohej Interit me të cilin e fitoi edhe një tjetër Ligë të Kampionëve.

Në total, Eto’o i ka shënuar 371 gola në 764 ndeshje, gjithashtu ka qenë pjese e ekipit të vitit nga UEFA në vitin 2005 dhe 2006.

Sidoqoftë, Eto’o të gjitha këto i ka fituar duke luajtur si sulmues qendror.

Si rezultat i kësaj, 39-vjeçari ndien se France Football nuk e ka respektuar duke e vlerësuar si sulmues të krahut të djathtë.

“Faleminderit, por unë kam luajtur 1-2 sezone në krahun e djathtë (ndërsa kam 25 vjet karrierë duke luajtur në qendër),” shkroi Eto’o në Twitter.

“Mungesë respekti nga France Football, sidoqoftë!”/Gazeta Express/