Reagon Armina Mevlani pas lajmeve për ndarje nga djali i Sali Berishës - Gazeta Express

Reagon Armina Mevlani pas lajmeve për ndarje nga djali i Sali Berishës

Rozë

Gazeta Express

09/06/2021 12:03

Blogerja shqiptare, Armina Mevlani, para pak ditësh festoi 30-vjetorin e saj të lindjes me një festë të madhe. Ajo ftoi miqtë më special në një festë të quajtur “Under the sea”, dhe u vesh si një sirenë.

Në rrjete sociale janë publikuar pamje nga festa e 30-vjetorit, ku u vu re mungesa e partnerit të saj, djalit të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, Shkëlzenit.

Po ashtu, u vu re se ndryshe nga vitet tjera, kësaj here mungoi dedikimi i tij për blogerën në rrjetet sociale, gjë që ka bërë të ngritën dyshimet për një krisje në marrëdhënien e çiftit.

Kaq mjaftoi që të gjithë të fillonin të mendonin se dyshja po e kalojnë një krizë në marrëdhënie, mirëpo Armina përmes një postimi ka hedhur poshtë lajme.

Ajo ka publikuar së fundmi në rrjetin social “Instagram” disa fotografi nga festa e ditëlindjes dhe ka falënderuar të gjithë njerëzit që ia bën atë ditë shumë speciale.

Blogerja ka publikuar edhe një fotografi, ku shihet e rrethuar me disa buqeta lulesh, ajo ka treguar se një pjesë prej tyre i ka marrë nga familja, miqtë dhe nga partneri i saj, Shkëlzen Berisha,

“Falënderuese për miqtë e mi, familjen time, dashurinë time për lulet e mrekullueshme dhe që më keni bërë të ndihem e bekuar”, shkruan Armina në një postim.