Mohamed Salah mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit në Liverpool.
Ai nuk po kalon nëpër një formë të mirë dhe mbrëmë, në humbjen e Redsave 0-1 në shtëpi nga Chelsea, Salah u zëvendësua në minutën e 61-të.
Jurgen Klopp nuk bëri mirë, sepse Mohamed Salah nuk u pajtua me këtë zëvendësim.
Menjeherë pasa kësaj, ka reaguar edhe agjenti i futbollistit, Ramy Abbas Issa, i cili përmes ‘Twitter’, ka vendosur vetëm një pikë (.), një postim që mund të ketë shumë domethënie sa i përket të ardhmes së egjiptianit që raportohet se mund të shkojë në Madrid ose Barcelonë.
.
— Ramy Abbas Issa (@RamyCol) March 4, 2021
Salah këtë sezon deri më tani ka bërë 37 paraqitje në të gjitha garat, ka shënuar 24 gola. /Gazeta Express/