Partia Socialdemokrate ka reaguar sot pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar dokumentin e një marrëveshje të ish-kryeministrit, Hashim Thaci, me NATO’n ku operimi i FSK’së në pjesën veriore të Kosovës bëhet vetëm me leje të kësaj të fundit.
“Kryeministri Kurti sot paska zbuluar një marrëveshje sekrete midis Hashim Thaçit, atëherë kryeministër, dhe Sekretarit të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Marrëveshja sanksionon operimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të vendit”, shkruan PSD në një komunikatë zyrtare.
“Sipas saj, FSK do të shkojë në këtë pjesë të territorit vetem pas koordinimit me KFOR-in. Nëse, letërkëmbimi Thaçi-Rasmussen e ka statusin e marrëveshjes ndërkombëtare, atëherë kjo marrëveshje përbën shkelje e Kushtetutës”
Tutje PSD thotë se e përgëzojnë Kurtin për transparencën, por këtu i këpusin lëvdatat për kryeministrin.
“Nëse marrëveshja përbën shkelje kushtetuese, konsekuencat duhet të ndiqen deri në fund. Ky denoncim nuk duhet të ndalet vetëm me grindjen personale e sulmin mediatik ndaj Thaçit. Marrëveshja duhet të shkojë në Gjykatë Kushtetuese për interpretim, e Kurti si kryeministër duhet ta anulojë atë”, vazhdon komunikata.
Ata vazhdojnë të kritikojnë ndryshimin e qëndrimeve nga Kurti, dhe thonë se kjo është theksuar pas Konferencës së Sigurisë në Munih të Gjermanisë.
“Kurti e ka ndryshuar dukshëm qëndrimin e tij karshi dialogut me Serbinë pas konferencës së Munihut. Kjo sepse aty është kuptuar që përveç Kryeministrit Kurti, pjesë e këtij dialogu do të jetë edhe Presidenti. Është kuptuar që ai nuk po mënjanohet dot. Pa këtë kontekst, letra si e vetme duket absurde. Nëse nuk e kërkon shkarkimin, as nuk e gjykon si të dëmshme përmbajtjen e marrëveshjes, si arsyetohet urgjenca e lajmit e konferenca e jashtëzakonshme. Në fakt, konflikti Thaçi-Kurti është konflikt për rolin qendror bashkëpunues. Me kë punojnë amerikanët, kjo është çështja-kjo është lufta”
Çdo shtëpi është një hapësirë që duhet të jetë komode dhe e organizuar, për të lehtësuar jetën tonë të...