Reagojnë nga PDK-ja pasi djali i Haxhi Shalës u emërua konsull: Emërim i bazuar në pazar - Gazeta Express
string(87) "reagojne-nga-pdk-ja-pasi-djali-i-haxhi-shales-u-emerua-konsull-emerim-i-bazuar-ne-pazar"

Reagojnë nga PDK-ja pasi djali i Haxhi Shalës u emërua konsull: Emërim i bazuar në pazar

Gazeta Express

25/11/2020 9:19

Në Partinë Demokratike të Kosovës kanë reaguar pas lajmit se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shalës është emëruar konsull në Pragë, raporton Gazeta Express.

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu Shoshi ka pasur kritika për Qeverinë e Kosovës.

Lexo Edhe:

“Qeveria po dështon të përfaqësojë interesat e qytetarëve brenda Kosoves, dhe Kosovën në nivelin ndërkombëtar”, ka shkruar deputetja e PDK-së, që ka kujtuar se Kosova ka kohë që ka mbetur pa ambasadorë në disa shtete.

“Ka kohë që Kosova ka mbetë pa zërin e saj diplomatik në qendrat kryesore vendimmarrëse: Uashington, Londër, Belgjikë ,Tokio”, thotë e njëjta.

“Kjo mungesë e prezencës shtetërore të Kosovës tregon mos-koordinimin dhe pa përgjegjësi të qeverisë për të mbrojtur interesin shtetëror përpara atij partiak, në kohën kur shteti ynë ka nevojë më shumë se kurrë të mbroj të vërtetën dhe sakrifcën e këtij populli. Emërimet e bazuara në pazare politike nuk sigurojnë përfaqësimin për të cilin ka nevojë Kosova”, shtoi ajo./GazetaExpress/

Shkrimi i plotë:

Qeveria po dështon të përfaqësojë interesat e qytetarëve brenda Kosoves, dhe Kosovën në nivelin ndërkombëtar.

Ka kohë që Kosova ka mbetë pa zërin e saj diplomatik në qendrat kryesore vendimmarrëse: Uashington??, Londër?? Belgjikë?? ,Tokio?? …

Kjo mungesë e prezencës shtetërore të Kosovës tregon mos-koordinimin dhe pa përgjegjësi të qeverisë për të mbrojtur interesin shtetëror përpara atij partiak, në kohën kur shteti ynë ka nevojë më shumë se kurrë të mbroj të vërtetën dhe sakrifcën e këtij populli.

Emërimet e bazuara në pazare politike nuk sigurojnë përfaqësimin për të cilin ka nevojë Kosova!