Reagimi i Ronaldos pasi e kupton që Silva u zgjodh lojtari më i mirë i turneut


Gazeta Express
10 Qershor 2019 8:41

Cristiano Ronaldo ishte shumë i lumtur që e fitoi trofeun e dytë me Portugalinë, por jo edhe me faktin që bashkëlojtari i tij, Bernardo Silva, u zgjodh lojtari më i mirë i turneut.

Ekipi i Fernando Santos e fitoi Ligën e Kombeve, garën inauguruese të UEFA-s, pasi e mundi 1:0 Holandën në finalen e Portos të dielën, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo nuk e zhvilloi ndeshjen më të mirë të tij, por ai sigurisht ka qenë i lumtur që ia doli të luajë 90 minuta të plotë në një finale me Portugalinë, pas zhgënjimit që e përjetoi në EURO 2016.

Edhe pse e ngriti lart trofeun e EURO 2016, ai u lëndua në fillim të ndeshjes finale dhe u detyrua ta braktisë lojën.

Ndërkohë, në finalen e Ligës së Kombeve 2019 kundër Holandës, Bernardo Silva e la nën hije Ronaldon, pasi ylli i Manchester City bëri edhe një paraqitje tjetër magjike dhe e përgatiti golin e fitores që e shënoi Goncalo Guedes.

Silva u shpall lojtari më i mirë i turneut pas ndeshjes, gjë që nuk i ka pëlqyer Ronaldos në bazë të reagimit të tij.

Derisa lojtarët e tjerë portugezë e uronin Silvan duke e përkëdhelur dhe duke festuar me të, Ronaldo rrinte i palëvizshëm me një shikim të inatosur. /Gazeta Express/   

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart