Reagimi i Leonora Jakupit pas arrestimeve të djeshme - Gazeta Express
string(52) "reagimi-i-leonora-jakupit-pas-arrestimeve-te-djeshme"

Reagimi i Leonora Jakupit pas arrestimeve të djeshme

Gazeta Express

26/09/2020 9:10

Leonora Jakupi ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në OVL-UÇK.

Hetuesit e Gjykatës Special kanë kryer sot bastisje në  Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Lexo Edhe:

Kjo bastisje u pasua edhe me arrestimin e dy krerëve të OVL-UÇK-së, kryetarit Hysni Gucati e më pastaj edhe nënkryetarit, Nasim Haradinaj.

Pas gjithë kësaj ka reaguar këngëtarja Leonora Jakupi, e cila përmes një postimi thotë se janë pjesëtarët e UÇK-së ata që e sollën lirinë.

“..se lirinie nuk e fituam vet na e sollen Ata! me ty perjetesish UÇK”, ka shkruar ajo.

Po ashtu, ajo postoi edhe një fotografi, në të cilën shfaq emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.