Reagimi i Ibrahimovicit kur Ronaldo tentoi ta shpërqendrojë gjatë penalltisë - Gazeta Express
string(76) "reagimi-i-ibrahimovicit-kur-ronaldo-tentoi-ta-shperqendroje-gjate-penalltise"

Reagimi i Ibrahimovicit kur Ronaldo tentoi ta shpërqendrojë gjatë penalltisë

Gazeta Express

08/07/2020 10:43

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, e shikoi drejt sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldon, dhe filloi të qeshë, pasi portugezi tentoi ta shpërqendrojë atë gjatë goditjes së një penalltie në ndeshjen e së martës.

38-vjeçari po arrin sërish të qëndrojë në qendër të vëmendjes në kampionatin elitar të futbollit në Itali dhe të martën arriti ta shënojë golin e tij personal të gjashtë kur shënoi nga pika e penalltisë në ndeshjen kundër Juventusit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ibrahimovic u tregua i saktë nga 11-metërshi përkundër që Ronaldo kishte tentuar ta shpërqëndrojë atë më parë. Ronaldo i kishte thënë portierit të Juventusit, Wojciech Szczesnyt: “Tek, ti e njeh atë”.

Pas kësaj, Ibrahimovici shënoi, dhe iu drejtuar Ronaldos duke qeshur.

Pas këtij goli që e nisi përmbysjen e rezultatit, Ibrahimovic asistoi golin e radhës dhe Milan arriti t’i shënojë tri gola brenda pesë minuta për të kaluar në epërsi, ndërsa Ante Rebic e shënoi golin e qetësisë për 4:2.

Me këtë fitore, Milani është ngritur në pozitën e pestë në tabelë dhe ka arritur fitore në ndeshjet radhazi kundër Lazios dhe Juventusit, që po garojnë për titull të Serisë A. Ibrahimovic beson se edhe Milani do të kishte qenë në këtë garë, po t’i ishte bashkuar ai skuadrës më herët. /Gazeta Express/