Reagimi i çuditshëm i ministrit rus të Mbrojtjes kur pyetet se a do ta fitojnë luftën në Ukrainë, pamjet bëhen virale - Gazeta Express
string(116) "reagimi-i-cuditshem-i-ministrit-rus-te-mbrojtjes-kur-pyetet-se-a-do-ta-fitojne-luften-ne-ukraine-pamjet-behen-virale"

Lajme

Gazeta Express

14/09/2023 9:41

Reagimi i çuditshëm i ministrit rus të Mbrojtjes kur pyetet se a do ta fitojnë luftën në Ukrainë, pamjet bëhen virale

Lajme

Gazeta Express

14/09/2023 9:41

Gazetari i televizionit shtetëror rus Rusia 1, ka arritur ta pyet ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu nëse do ta fitojnë luftën në Ukrainë.

Mjaftoi kjo pyetje që ta vë në siklet të parin e ushtrisë, i cili nuk diti se çfarë të bëjë vetëm se të hap duart dhe të thotë “nuk kemi zgjidhje tjetër”

Lexo Edhe:

Mjaftoi kjo përgjigje që videoja në platformën X (dikur Twitter) të shpërndahet në masë të madhe dhe të bëhet objekt tallje

Madje edhe këshilltari i ministrit të Brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko e postoi në profilin e tij momentin e sikletshëm, kur Shoigu hap duart por jo edhe kur thotë se “nuk kanë zgjidhje tjetër”.

Kjo është një dëshmi tjetër se Rusisë nuk i ka dalë plani siç e kishte menduar – se do të arrijë ta pushtojë Ukrainën për pak ditë. Reklama

Përkundrazi, ukrainasit kanë arritur t’i shkaktojnë humbje të mëdha forcave ruse si në makineri luftarake ashtu dhe në personel. /Telegrafi