Reagimi i ambasadës britanike pas ndeshjes Kosovë – Angli


Gazeta Express
17 Nëntor 2019 23:28

Kosova ka pësuar humbje 0-4 nga Anglia, kështu për t’i mbyllur kualifikueset për Kampionatin Evropian 2020.

Pavarësisht se Kosova ka humbur 0:4 ndaj Anglisë ku edhe ka përmbyllur kualifikimet për në Kampionatin Evropian 2020, është ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, që e ka përgëzuar kombëtaren kosovare për paraqitjet e saja.

Përmes një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook, ambasada britanike, ka bërë të ditur se Kosova ka qenë e shkëlqyer gjatë kualifikimeve për Kampionatin Evropian në futboll Euro 2020.

Postimi i plotë i ambasadës së Britanisë pa ndërhyrje:

Urime Angli për fitoren e sotme.

Dhe urime Kosovës për shpirtin luftarak që treguan.

Çfarë udhëtimi i shkëlqyeshëm për këtë ekip të Kosovës në kualifikimet e Euro 2020.

Te fundit


Kthehu lart