Reagimi emocional i De Jongut, kur merr vesh se Ajaxi është eliminuar nga Championsi - Gazeta Express
string(83) "reagimi-emocional-i-de-jongut-kur-merr-vesh-se-ajaxi-eshte-eliminuar-nga-championsi"

Gazeta Express

11/12/2019 9:43

Reagimi emocional i De Jongut, kur merr vesh se Ajaxi është eliminuar nga Championsi

Gazeta Express

11/12/2019 9:43

Ylli i Barcelonës, Frenkie de Jong, u duk tejet i mërzitur në momentin kur e mori vesh se ish-klubi i tij, Ajaxi, ishte eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Mesfushori 22-vjeçar holandez nënshkroi marrëveshje me Barcelonën në janar, para se ta kompletonte transferimin e tij nga Ajaxi në verë për 65 milionë funte, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

De Jongu kishte qenë shumë i rëndësishëm për Ajaxin sezonin e kaluar, përderisa klubi holandez arriti ta fitojë kampionatin dhe kupën vendore dhe e arriti fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Tani, holandezi do ta vazhdojë rrugëtimin e tij në Ligën e Kampionëve këtë sezon me Barcelonën, e cila e kishte siguruar më parë një vend në fazën eliminatore.

Megjithatë, De Jongu s’ishte i lumtur pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme të Barcelonës me Interin, pasi që mori vesh se Ajaxi ishte eliminuar nga Liga e Kampionëve në fazën e grupeve.

Ajaxi u mposht me rezultat 1:0 nga Valencia të martën dhe mbeti e treta në Grupin H, një pikë prapa Chelseat dhe klubit spanjoll. /Gazeta Express/