Reagimet për vdekjen e Koby Bryant: “S’mund të jetë e vërtetë...” - Gazeta Express
string(58) "reagimet-per-vdekjen-e-koby-bryant-smund-te-jete-e-vertete"

Reagimet për vdekjen e Koby Bryant: “S’mund të jetë e vërtetë…”

Gazeta Express

26/01/2020 21:26

Ylli i basketbollit, Kobe Bryant, ka vdekur në një aksident me helikopter në Los Angeles.

Kështu raporton TMZ, që shkruan se së bashku me të ishin edhe katër persona të tjerë në bord.

Lexo Edhe:

Adrian Wojnarowski, Luka Doncic e shumë të tjerë kanë reaguar për këtë lajm shokues.

Adrian Wojnarowski, me nofkën Woj, është një kolumnist sportiv, reporter dhe autor. Ai aktualisht është i punësuar në ESPN, dhe në ‘Twitter’ ka shkruar: “Kobe Bryant është në meisn e të vdekurve në aksidentin me helikopter në Los Angeles, një burim e konfirmon për ESPN”.

“Kjo s’mund të jetë e vërtetë”, ka shkruar basketbollisti i NBA, Luka Doncic.

Marc Cuban, pronar i Dallas Mavericks, është bashkuar me grupin ngushëllues me një mesazh të bukur: “Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se sa e bukur është jeta. mund të harrojmë se sa është jeta e çmuar. Asnjëherë mos lejoni që ata që janë të rëndësishëm për ty të harrojnë se sa shumë i do”.

“S’mund ta besoj…. Nuk di çfarë të the, Kam qarë kur e kam parë, më dhemb shumë, është ditë e trishtueshme”.