Reagime politike për anëtarët e trupave të mediave


Gazeta Express
10 Korrik 2019 20:51

Intensifikohen reagimet politike në lidhje me ngecjen e procesit në Kuvend për anëtarët e ri të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-Vizuele dhe këshillit programor të RTVK-së.

Pushteti kërkon nga kreu i Kuvendit Ilija Dimovski që të caktojë seancën e komisionit për zgjedhje dhe emërime dhe të fillojë debati.

“Kryetari i komisionit për zgjedhje dhe emërime nga VMRO-DPMNE-ja Ilija Dimovski nuk cakton seancë të komisionit. Në këtë mënyrë VMRO-DPMNE-ja i thyen afatet për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit programor të RTVK-së dhe anëtarëve të Agjencisë së mediave. Me këtë sjellje, me shumë gjasë, Dimovski dhe VMRO-DPMNE-ja shpresojnë në pazare partiake” deklaroi Kostadin Kostadinov, LSDM.

Por Dimovski ka sqarim tjetër. Ai pretendon se ligji parasheh zgjedhje të anëtarëve të ri të këtyre dy trupave me 2/3 e votave, si në komision, edhe në seancën plenare, gjë për të cilën paraprakisht kërkon konsenzus.

Dimovski thotë se ka përshypjen që përplasjet rreth kandidatëve të paraqitur dhe procedurës në përgjithësi nuk janë vetëm mes pushtetit dhe opozitës, por janë në më shumë nivele.

Ai pranon se nëse vazhdon stërzgjatja e procesit, konkursi mund të përsëritet.

“Nëse derit ani do ta kisha filluar procedurën për zgjedhjen e anëtarëve të këtyre dy trupave jam i siguritë se kjo procedurë do të kishte përfunduar pa sukses dhe do të duhet të kishim hyrë në procedura të reja për shpalljen e konkurseve të reja. Kjo nënkupton se nuk ka asnjë dialog, as nuk është filluar ndonjë dialog përveç kontakteve të mia edhe për anëtarë të lartë të qeverisë për t’u treguar nevojën për dialog minimal para se të fillojë procedura sepse procedura ashtu si është paraparë mund të mos jetë e suksesshme madje që në komision” deklaroi Ilija Dimovski, kryetar i Komisionit për zgjedhje dhe emërime.

Konkursi publik për anëtarë të ri të Agjencisë së mediave dhe këshillit të RTVK-së ka përfunduar në shkurt dhe procedura është zgjatur edhe për shkak të periudhës së zgjedhjeve presidenciale.

Por që atëherë nuk ka pasur asnjë lëvizje në drejtim të zhbllokimit të procesit. Ndërkohë, nuk ka afat ligjor që përcakton se kur çështja duhet të mbyllet.


Te fundit


Kthehu lart