Raufi: Të akuzuarit nuk janë kryerësit e këtij krimi


Gazeta Express
10 Tetor 2019 18:28

Seanca gjyqësore për “Monstra” edhe sot vazhdoi me leximin e transkriptave të cilat dalin nga materialet e përgjuara. Bisedat në përgjithësi zhvillohen ndërmjet personave të pa njohur për opinion publik. Në njërën nga transkriptat zhvillohet bisedë në mes pronarit të një servisi për automjete, i cili shpjegon se i e kanë arrestuar. Ai shpjegoi  vjedhjen e targave të një veture nga servisi i tij dhe vendosjen e tyre  te vetura e cila dyshohet se është bërë krimi, dhe se si dikush ka dashur të ja lë fajin atij. Vrasja e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës, ka ndodhur më 12 prill 2012 në të cilën u vranë 4 të rinj dhe një peshkatarë. Të akuzuar në këtë lëndë janë Fejzi dhe Haki Aziri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Sami Luta dhe Alil Demiri.

“Me zhvillimin e seancave është shumë më e qartë se të akuzuarit nuk janë kryerësit e këtij krimi. Kishim psh telefonata të këtyre personave që mendoj se edhe vetë Prokuroria e di se kush janë sipas numrave te telefonit, të cilët praktikisht bisedojnë për vetë krimin. Duhet ta ceki se këto nuk janë këto persona të akuzuar port ë tjerë. Prokuroria duhet të hetojë se kush janë vepruesit e lëndës”, deklaroi Naser Raufi, avokat i të akuzuarve.

Te fundit


Kthehu lart