Rasti “Zhvatja” të hetohet deri në fund


Gazeta Express
22 Korrik 2019 14:02

Presidenti Stevo Pendarovski sot kërkoi nga kompetentët që sa më shpejtë ta zgjidhin rastin “Zhvatja” dhe të mos lihet as hapësira më e vogël për dyshim.

“Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të një afere të madhe e cila ka shumë spekulime, e cila dukshëm prekë shtresa të shumta të shoqërisë sonë, edhe ekonomikisht, edhe në mënyrë kriminale, edhe politike, për fat të keq. Edhe unë nga kjo pozitë nuk shoh presion politik nëse them se insistoj që organet shtetërore në atë situatë të quajtur apo rasti “Reket” ta shtyjnë punën sa më shpejtë të jetë e mundur, deri në fund. Me të vërtetë deri në fund, që të mos lihet as hapësira më e vogël për dyshim, se dikush dikë po mbron apo se sërish po riciklohen disa praktika të këqija nga e kaluara, kur faktorë të caktuar politik mbronin biznese, përkatësisht ishin mbrojtje për bizneset kriminale dhe në atë mënyrë e dimë se në çfarë gjendje erdhëm”, theksoi Pendarovski, i cili sot ishte për vizitë në Odën ekonomike të Maqedonisë (OEM).

Ai përkujtoi se KE në Raportin e vet të vitit 2017 na definoi si shtet të robëruar. më së shumti për shkak të polarizimit politik, por edhe për shkak të, siç theksoi, “që në biznes dihej kush mund ta bënte dhe kush në të vërtetë guxon të hyjë në atë fushë”. 

Te fundit


Kthehu lart