Mjekja që ka dhënë vërtetim mjekësor se Toni Trajkovski nuk mund ta ndjek seancën për rastin “TNT”, është ftuar në gjykatë. Gjykata penale në seancën e të hënës kërkon që mjekja e neuropsikiatrisë para të akuzuarve, avokatëve dhe opinionit të sqarojë përse ish kryetari i Gazi Babës nuk është në gjendje të vijë në seancat e caktuara për prishjen e kompleksit “Kosmos”.
Dje gjykata për rastin “TNT” u shty për shkak të shëndetit të përkeqësuar të të akuzuarit Toni Trajkovski. Ai dorëzoi dokumentacionin mjekësor në gjykatë dhe tek prokurori. Por, këtë javë u shty edhe seanca tjetër sepse Trajkovski nuk erdhi me justifikim se nuk ka marrë thirrje të rregullt.
Pas paralajmërimit të gjykatës se policia do ta sjellë në gjykatë, ai dje u paraqit në gjykatë. Megjithatë, disa seanca dëgjimore për TNT-në u shtynë edhe para Vitit të Ri.
Edhe atëherë arsyeja ishte, Toni Trajkovski. Atë e rrahën, dhe deri më tani policia nuk ka zbuluar se kush e sulmoi një ditë para seancës dëgjimore.
“TNT” për shkak të ndryshimit të gjykatësit porotë fillon përsëri me fjalimet hyrëse nga avokatët dhe prononcim për fajin e të pandehurve.
Penalja insiston që të gjitha provat e paraqitura në dy vitet e kaluara vetëm të lexohen, ndërsa avokatët nuk zbulojnë nëse janë dakorduar që dëshmitarët t’i dëgjojnë përsëri, gjë që do të nënkuptonte vonesë të re në procedurë.