Rasti “Talir” anulohet shkaku i mungesës së Dimovskit


load
Gazeta Express
5 Nëntor 2019 12:45

Gjykimi për rastin “Talir”, i cili ka të bëj me financimin jashtëligjor të partisë politike VMRO-DPMNE, është anuluar për 13 dhjetor, për shkak të mungesës së Ilija Dimovskit.

Gjykatësi Osman Shabani, theksoi se Dimovski, nuk e ka njoftuar gjykatën se nuk do të prezantojë. “Kjo është vërejtje publike për Ilija Dimovskin. Kjo është anulim i fundit për shkak të mosprezencës së Dimovskit. Kësi mosrespekti ndaj gjykatës nuk do të lejojë. Të më njoftoj për ‘Titanik’, dhe të heshtë për ‘Talir’. Kjo është mosrespekt ndaj gjykatës”, deklaroi Shabani.

Ai mes tjerash shtoi se më 24 tetor, me shkresë të kryetarit i Parlamentit, Talat Xhaferi, Dimovski e ka njoftuar gjykatën se nuk do të mund të jetë prezent në seancën për rastin “Titanik”.

Në këtë seancë duhej të fillon arsyetimi i listës së propozua të dëshmive. Seanca e parë për rastin “Talir”, e cila ka të bëjë me financimin jashtëligjor të partisë politike VMRO-DPMNE, u zhvillua me 18 shkurt të këtij viti. Përfaqësuese e aktakuzës është prokurorja Lençe Ristevska. Ndërkohë, në mesin e të akuzuarve janë Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski dhe Mile Janakievski, të cilët ngarkohen për “keqpërdorim të autorizimeve dhe pozitës zyrtare” dhe “larje parash”, respektivisht Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska, të akuzuar për veprën penale “larje parash”.

Për të njëjtën vepër penale, si subjekt juridik me aktakuzë është përfshirë edhe VMRO-DPMNE-ja.

Gjykimi për Elizabeta Çingarovska nuk do të zhvillohet, për shkak se ajo ka arritur Marrëveshje me Prokurorinë speciale publike, gjegjësisht e ka pranuar fajin dhe është dënuar me kushte me dy vite burg, nëse gjatë pesë viteve të ardhshme nuk do të bëjë ndonjë vepër tjetër penale.

Sipas aktakuzës, ata në mënyrë jashtëligjore kanë përfituar 4,6 milionë euro për partinë, dhe më pas kanë organizuar që këto të holla të paguhen në xhirollogari të partisë, përmes fletëpagesave në emër persona të ndryshëm.

Te fundit


Kthehu lart