Rasti Suarez, Juventusi rrezikon rënien nga liga - Gazeta Express
string(47) "rasti-suarez-juventusi-rrezikon-renien-nga-liga"

Rasti Suarez, Juventusi rrezikon rënien nga liga

Futboll

Gazeta Express

04/12/2020 20:19

Edhe Federata Italiane ka hapur hetimet tek menaxherët e Juventusit për provimin e italishtes që e kishte bërë Luis Suarez, por çfarë rrezikon klubi kampion i Italia?

Prokuroria e Perugjia ka konfirmuar që Juventusi “ishte aktivizuar, madje në hierarkinë më të lartë të tij, që Luis Suarezit t’i njihet sa më shpejt nënshtetësia italiane.

Lexo Edhe:

Hetimet janë duke u bërë pas dyshimeve për parregullsi në provimin e gjuhës italiane për nënshtetësi, i cili u bë në shtator.

SportMediaset shkruan se gjithçka sillet rreth nenit te kodit federal që njihet si rasti “Passaportoli” i vitit 2001 – neni 32, paragrafi shtatë.

Ish sulmuesi i Barcelonës, i cili kaloi më vonë në Atletico Madrid, ju nënshtrua testit të gjuhës italiane në Universitetin e Perugjia dhe dukej se do ta kompletonte kalimin e tij në Juventus.

Por, bardhezinjtë tashmë kishin plotësuar numrin e lojtarëve jo europian dshe sulmuesi uruguaian kishte aplikuar për nënshtetësi italiane që t’i shmanget kësaj rregulle.

Media shkruan se Juventusit do të përballet me sanksioneve të ndryshme, duke filluar nga gjobat e deri të rënia nga Serie A.

Hetimet e FIGC do të vazhdojnë edhe nëse Juventusi arrin më sukses të përballet me Prokurorinë e Perugjias. Zonja e Vjetër thuhet se gjithmonë ka kërkuar nga Universiteti i Perugjias informata në lidhje me mbajtjen e testit por më vonë e braktisi idenë për të nënshkruar me Suarezin.

Alvaro Morata u transferua në Allianz Stadium në tetor dhe Suarez plotësoi vendin e tij në Atletico Madrid. /GazetaExpress/