Rasti i Topanicës, Klinika Infektive tregon për gjendjen e foshnjës 5-muajshe dhe të nënës së saj - Gazeta Express
string(92) "rasti-i-topanices-klinika-infektive-tregon-per-gjendjen-e-foshnjes-5-muajsh-dhe-nenes-se-saj"

Rasti i Topanicës, Klinika Infektive tregon për gjendjen e foshnjës 5-muajshe dhe të nënës së saj

Gentiana Hasani

02/04/2020 15:41

Me simptoma të temperaturës dhe barkqitjes, me autoambulancë, sot në mesditë, është drejtuar për në Klinikën Infektive të QKUK-së, foshnja pesëmuajshe nga fshati Topanicë i Kamenicës, e cila para dy ditëve u infektua me koronavirus. Ajo për në Infektivë është udhëzuar nga ana e mjekëve të QKMF-së në Kamenicë. Momentalisht foshnja është sistemuar në Infektivën e QKUK-së, bashkë me nënën e saj.

Këtë e ka konfirmuar për Express, drejtoresha për Shëndetësi në Kamenicë, Suna Zajmi.

Lexo Edhe:

“Foshnja ka pasur temperaturë dhe ne për shkaqe sigurie e kemi dërguar për në Infektivën e QKUK-së. Por gjendjen e ka stabile”, ka thënë Zajmi.

Ajo ka treguar se nga Topanica e Kamenicës sot janë testuar edhe dy raste si të dyshuara që janë prekur ga koronavirusi COVID-19.

Ndërkohë, të prekurit e tjerë, sipas saj, janë në gjendje stabile.

Ndërkaq, foshnja tashmë gjendet në QKUK. Detaje për gjendjen i dha Expressit mjekja e Klinikës Infektive, doktoresha Ajete.

“Foshnja dhe nëna janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Janë shtrirë për trajtim këtu te ne. Jemi duke i monitoruar. Për momentin janë në gjendje të mirë”, tha për Express, doktoresha e Infektivës së QKUK-së.

Kujtojmë se 11 anëtarë të një familjeje janë prekur nga COVID-19 nga fshati Topanicë i Kamenicës. /Express/