Rasti i parë me COVID-19 në Librazhd, infektohet një shitës në treg - Gazeta Express
string(66) "rasti-i-pare-me-covid-19-ne-librazhd-infektohet-nje-shites-ne-treg"

Gazeta Express

30/05/2020 9:10

Rasti i parë me COVID-19 në Librazhd, infektohet një shitës në treg

Gazeta Express

30/05/2020 9:10

Është konfirmuar rasti i parë me koronavirus në qytetin e Librazhdit.

Sipas burimeve, i infektuari është një shitës në treg, por nuk dihet se si është prekur nga COVID-19 pasi Librazhdi është zonë e gjelbër dhe nuk ka patur raste të tjera.

Lexo Edhe:

Shqetësim mbetet fakti se ky person ka patur shumë kontakte me njerëz të tjerë pasi ka lëvizur i lirë.

Ka qenë vetë shitësi që ka telefonuar 127 pasi ka shfaqur simptomat, ndërsa tashmë edhe Librazhdi hyn në hartën e qyteteve të infektuar në Shqipëri.