Rasti i logopedit nga Gjilani, kapen mes vete Oda e Mjekëve dhe SHSKUK-ja - Gazeta Express
string(72) "rasti-i-logopedit-nga-gjilani-kapen-mes-vete-oda-e-mjekeve-dhe-shskuk-ja"

Lajme

Gazeta Express

28/11/2022 15:01

Rasti i logopedit nga Gjilani, kapen mes vete Oda e Mjekëve dhe SHSKUK-ja

Lajme

Gazeta Express

28/11/2022 15:01

Oda e Mjekëve të Kosovës i ka reaguar SHSKUK-së për logopedin Iljasa Fazliu, i dyshuar për keqtrajtimin e një fëmije me autizëm.

Sipas OMK-së, komunikata e SHSKUK-së është “tentim që në mënyrë për ta mbuluar paaftësinë e menaxhimit, ta hedh fajin në organizata profesionale të cilat kanë përgjegjësi dhe komptetencë vetëm për procedurat shqyrtuese të shkeljeve të mundshme të Kodit të Etikës dhe Deotologjisë Mjekësore dhe jo të menaxhojë dosjet e personelit të SHSKUK-së dhe për emërimet e menaxherëve”.

Lexo Edhe:

Sipas OMK-së, ky nuk është rasti i parë kur profesionistët shëndetësorë punësohen pa anëtarësim në Odat e Profesionistëve Shëndetësorë apo pa licenca valide.

Reagimi i plotë u tyre:

Ndërkohë, SHSKUK-ja mbrëmë  tha se “sa i përket mungesës së licencës së punës, lëshimi i tyre është në kompetencë të Odave përkatëse, Odës së Mjekëve  për mjekë dhe Odës së Infermierëve për profilet tjera, për çka  të njejtit duhet të lajmërojnë institucionet”.

Njoftimi i plotë i tyre, KËTU.

Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar një muaj paraburgim Iljasa Fazliut.

Sipas komunikatës së Gjyaktës, Fazliu më 26 nëntor gjatë periudhës kohore “nga ora 10:00 deri në orën 11:00 ka përdorur metodë të papërshtatshme për trajtim dhe nuk ka zbatuar rregullat e profesionit të logopedit”.