Rasti i dytë brenda 24 orëve, shqiptari kthehet nga Anglia, por nuk deklaron 22 mijë Paund - Gazeta Express
string(88) "rasti-i-dyte-brenda-24-oreve-shqiptari-kthehet-nga-anglia-por-nuk-deklaron-22-mije-paund"

Gazeta Express

05/08/2020 9:44

Rasti i dytë brenda 24 orëve, shqiptari kthehet nga Anglia, por nuk deklaron 22 mijë Paund

Gazeta Express

05/08/2020 9:44

Policia në Rinas sekuestroi sot një sasi prej 22 mijë Paund të padeklaruara.

Sipas policisë poseduesi i tyre i kishte fshehur në valixhe, por edhe në trup.

Lexo Edhe:

Ndaj shtetasit me inicialet D.T. ka nisur hetimi për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë”.

Po dje u sekuestruan 42 mijë paund të padeklaruara, të cilat ndodheshin në valixhen e një shtetasi shqiptar. Paratë po tentonin të hynin nga Londra në Shqipëri, por u kapën nga policia gjatë kontrollit në aeroport.

Njoftimi i policisë

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 22.000 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të strukturave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve të linjës ajrore Wizz Air me intenerar Luton – Rinas, konstatuan se shtetasi me inicialet D.T. në valixhe dhe trup kishte të padeklaruara një sasi prej 22.000 paund, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.

Sezoni turistik rrit dhe numrin e hyrje-daljeve në vendin tonë. Kjo bën që dhe strukturat tona të rrisin edhe më tepër kontrollet, sidomos në aeroportin e Rinasit.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve që strukturat doganore, në të njëjtën linjë udhëtimi kapin sasi valute cash të padeklaruar.