Rasti ‘Apex’ nuk është pjesë e hetimeve, të përfshirë janë vetëm Rrahim Hashimi e Kadri Rexhepi


Gazeta Express
27 Maj 2019 17:18

Avokati Fitim Gashi, mbrojtësi i Astrit Krasniqit i cili u akuzua në rastin ‘Apex’, ka deklaruar se klienti që përfaqëson ai nuk ka të bëje fare me rastin e fundit ku është përmendur nga avokati i Faton Dalladakut, Skender Musa.

Kallëzimi penal ka të bëjë me veprën penale ‘Mashtrim’, Prokuroria pas kësaj ka ngritur aktakuzë ndaj Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit.

Aktakuza ndaj Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit është ngritur me pretekstin për veprën penale mashtrim.

Po ashtu në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, thuhet se Astrit Krasniqi nuk është pjesë e hetimeve nga Prokuroria.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart