Rastet e reja me COVID-19 në Prizren, do të testohen rreth 1 mijë kontakte - Gazeta Express
string(73) "rastet-e-reja-me-covid-19-ne-prizren-do-te-testohen-rreth-1-mije-kontakte"

Gazeta Express

26/05/2020 15:22

Rastet e reja me COVID-19 në Prizren, do të testohen rreth 1 mijë kontakte

Gazeta Express

26/05/2020 15:22

Gjashtë persona nga Prizreni u konfirmuan me COVID-19 mbrëmjen e së hënës. Deri më tani në këtë komunë janë konfirmuar 130 persona të prekur me koronavirus.

130 persona nga Prizreni janë konfirmuar deri më tani me virusin COVID-19. Rastet e fundit u shënuan mbrëmjen e së hënës, kur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës publikoi rezultatet e mostrave të marra gjatë ditës. Drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu, në një lidhje direkte për Gazetën Express tha se janë duke u gjurmuar kontaktet e personave të prekur, ndërkaq theksoi se ky numër mund të arrijë deri në 1 mijë

Lexo Edhe:

“Mbrëmë i kemi pasur 6 raste të reja, kanë qenë gjurmime të kontaktit nga qendra rajonale e shëndetit publik, përkatësisht janë bërë gjithsej 71 mostra ndërkohë që 6 nga ta kanë rezultuar pozitivë, të gjithë pjesëtarë të një familjeje ku ka qenë i infektuar një pacient më herët i referuar nga Klinika Infektive, që është konfirmuar më herët”, tha Shehu.

Shehu theksoi se në Prizren po bëhen testime vazhdimisht, derisa tha se nga gjurmimi i kontakteve të personave të infektuar me koronavirus, numri i atyre që do të testohen mund të shkojë deri në 1 mijë.

“Testimet do të vazhdojnë të bëhen, ndërkohë që ne do ta marrim listën e të testuarëve sot dhe i presim rezultatet, sipas informacioneve që kam është një numër i madh i personave që do të testohen si kontakte. Nga rastet e reja gjurmimi i kontakteve po vazhdon, dhe ndoshta do të shkojë deri në 1 mijë persona në përgjithësi. Janë të gjithë kontakte të personave të prekur, duke përfshirë familjarët e tyre, pastaj kontaktet e kontakteve”, deklaroi Shehu.

Ndiqeni intervistën e plotë të Shehut në Express: