Rast tragjik në Pejë, vdes një person në vendin e punës

Një rast i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pejë, ku një person ka vdekur në vendin e punës. Rastin për Gazetën Express, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ky i fundit ka bërë të ditur se më saktësisht, rasti ka ndodhur në fshatin Gllaviçicë.