Rast i ri me koronavirus në Vushtrri: Ende nuk dihet si u infektua - Gazeta Express
string(65) "rast-i-ri-me-koronavirus-ne-vushtrri-ende-nuk-dihet-si-u-infektua"

Rast i ri me koronavirus në Vushtrri: Ende nuk dihet si u infektua

Gazeta Express

05/06/2020 7:14

Rasti i parë me koronavirus në fshatin Oshlan të Vushtrrisë është punëtor i sektorit privat.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli i cili tha se nuk dihet a është rast kontakti apo rast i ri.

Lexo Edhe:

“Ka shkuar vet në Kinikën Infektive pasi ka pasur simptoma. Është punëtor i sektorit privat. Më tutje presim që nesër të bëhet gjurmimi total që ta kuptojmë a po flasim për një rast kontakti apo për një rast të ri”, ka deklaruar Meholli për RTV Dukagjini.

Kujtojmë se deri tani në Komunën e Vushtrrisë janë regjistruar 109 raste me koronavirus.