Rashiq: Presionet vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve, djali im u ndalua në kufi nga BIA - Gazeta Express
string(80) "rashiq-presionet-vazhdojne-edhe-pas-zgjedhjeve-djali-im-u-ndalua-ne-kufi-nga-bia"

Lajme

Gazeta Express

09/06/2026 20:02

Rashiq: Presionet vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve, djali im u ndalua në kufi nga BIA

Lajme

Gazeta Express

09/06/2026 20:02

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq,ka deklaruar se presionet ndaj subjektit të tij politik dhe familjes së tij po vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë.

Ai ka bërë të ditur për mediat se djali i tij, student, është ndaluar për rreth dy orë në një pikë kalimi kufitar, ku, sipas tij, është marrë në pyetje nga persona që janë prezantuar si pjesëtarë të Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA).

“Thjesht ta dini, në këtë moment që po flasim, djali im, i cili është student, është ndaluar tashmë prej dy orësh në kufi dhe po pyetet nga disa njerëz që prezantohen si BIA… Kjo është vetëm një refleksion i vogël i asaj që po ndodh dhe që po u bëhet në mënyrë të organizuar të gjithë bashkëpunëtorëve tanë, madje edhe anëtarëve të familjes”, deklaroi Rashiq.

Sipas tij, situata tregon një përshkallëzim të presioneve, të cilat ai i cilësoi si “më agresive dhe më brutale” pas procesit zgjedhor.

Ngjarjet vijnë në një kontekst të tensionuar politik, pas deklarimeve të mëparshme të Rashiqit për presione ndaj votuesve dhe përfaqësuesve politikë serbë në Kosovë. Në fund të muajit maj, ai kishte folur publikisht për këto çështje në një mbledhje të Qeverisë së Kosovës, duke nxitur reagime të forta nga Lista Serbe.

Menjëherë pas atyre deklarimeve, në Graçanicë u arrestuan shtatë drejtues të institucioneve arsimore dhe shëndetësore serbe, nën dyshimet për “cenim të përcaktimit të lirë të votuesve”. Lista Serbe i ka cilësuar këto veprime si të motivuara politikisht dhe ka akuzuar Rashiqin për shënjestrim të komunitetit serb, akuza që ai i ka mohuar.

Arrestimet çuan në protesta të përditshme në Graçanicë, ku qytetarë lokalë janë mbledhur në mënyrë të vazhdueshme në shenjë pakënaqësie.

Duke folur për zhvillimet e mëtejshme politike pas zgjedhjeve dhe formimin e institucioneve të reja, Rashiq tha se është ende herët për parashikime, por theksoi se do të angazhohet për dialog dhe kompromis në bisedimet me kryeministrin në mandat teknik./Telegrafi

Advertisement
Advertisement
Advertisement